• e diel, 05 maj 2024

Xhaferi: Ende nuk ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese

Xhaferi: Ende nuk ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 28 mars 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët informoi se ende nuk ka nismë konkrete për ndryshimet kushtetuese dhe shtoi se konform Rregullores, debati plenar për ndryshim të Kushtetutës është i kufizuar në tre ditë për një amendament.

"Llogaria e kohës bëhet lehtë, nga momenti kur do të keni nisma. Nga nisma del shtrirja, që do të përfshihet, në cilin drejtim. Nëse nuk ka konsensus, flasim kot. Sa do që të ketë amendamente, debati plenar dhe i komisionit janë kufizuar nga tre ditë për ndryshimet kushtetuese. Detyrimi im fillon kur do të kem propozim, nismë konkrete", tha Xhaferi. 

Ai theksoi se që të mundet ndryshimet kushtetuese të merren në nëntor, procedura duhet të filloj në qershor ose korrik.

Kryetari Xhaferi tha se është përcaktuar maksimumi se sa mund të zgjasë debati në lidhje me amendamentin, gjegjësisht tekstin.

"Kjo është gjithçka për të cilën do të bihet dakord, është e mundur të zbatohet nëse arrihet marrëveshje. As procedura, as koha, as koha nuk janë pengesë. Është përcaktuar se sa mund të zgjasë debati në lidhje me amendamentin, pra tekstin. Dhe në këtë kontekst, koha nuk ndryshon shumë. Midis seancave plenare duhet të jenë 30 ditë, nga nisma deri në draft 30 ditë. Pas përcaktimit të draftit, vijon një diskutim publik për të paktën 15 ditë, maksimumi 30 ditë. Disa llogaritje të orientuara mund të bëhen lehtësisht. Debati publik do të jetë për të gjitha çështjet për 15 deri në 30 ditë", tha Xhaferi.

Ai bën të ditur se Komisioni parlamentar për çështjet kushtetuese do të duhet të pësojë ndryshime në përbërjen e anëtarëve apo zëvendës anëtarëve, për shkak të kalimit të deputetëve nga shumicë në opozitë.

"Deputetët Pavle Trajanov dhe Safije Sadiki Shaini më parë kanë qenë pjesë e koalicionit qeveritar, kështu që tani i janë bashkuar opozitës. Tani këta anëtarë duhet të zëvendësohen me deputetë të koalicionit qeveritar", tha Xhaferi. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR