Xhaçka: Sulmet e dhunshme dhe të paprovokuara ndaj KFOR-it dhe mediave, të papranueshme
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe për Evropën e Shqipërisë, Olta Xhaçka reagoi për situatën në veri të Kosovës duke vlerësuar se "sulmet e dhunshme dhe të paprovokuara mbi forcat e KFOR-it dhe mediave janë të papranueshme dhe duhet të ndalojnë menjëhrë".
- Post By Sheriban Kllokoci
- 23:21, 29 maj, 2023

Tiranë, 29 maj 2023 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe për Evropën e Shqipërisë, Olta Xhaçka reagoi për situatën në veri të Kosovës duke vlerësuar se "sulmet e dhunshme dhe të paprovokuara mbi forcat e KFOR-it dhe mediave janë të papranueshme dhe duhet të ndalojnë menjëhrë".
"Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar të KFOR-it. De-përshkallëzimi tani është vendimtar", qëndron në reagim.
Shefja e diplomacisë shqiptare nënvizon se dialogu i lehtësuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.