Xh.D. Vens: Rusia dhe Ukraina ende nuk janë gati për të lidhur një marrëveshje paqësore
- Nënpresidenti amerikan, Xh.D. Vens, sot deklaroi se Ukraina dhe Rusia nuk janë gati të lidhin një marrëveshje paqësore, pavarësisht "diplomacisë energjike" të presidentit amerikan Donald Tramp.
Uashington, 17 tetor 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan, Xh.D. Vens, sot deklaroi se Ukraina dhe Rusia nuk janë gati të lidhin një marrëveshje paqësore, pavarësisht "diplomacisë energjike" të presidentit amerikan Donald Tramp.
Sipas tij, lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës vazhdon pavarësisht muajve të negociatave, pasi anjëra palë nuk është e gatsme të arrijë marrëveshje paqësore, transmeton Njuzmaks (Newsmax).
"Diplomacia energjike e presidentit amerikan nuk mund t'i bëjë njerëzit të tejkalojnë vijën prej një metri, në fund të fundit, duhet të ketë dy palë që janë të gatshme të arrijnë marrëveshje. Dhe pikërisht tani, me të gjitha përpjekjet tona, të cila do të vazhdojmë t'i ndërmarrim, rusët dhe ukrainasit thjesht nuk janë në një fazë ku mund të arrijnë marrëveshje", shtoi Vens.
Megjithatë, sipas tij, një zgjidhje paqësore është ende e mundur, por do të kërkojë "shumë më shumë punë".
"Mendoj se ekziston një mospërputhje themelore e pritjeve, ku rusët kanë tendencë të mendojnë se po ia dalin më mirë në fushën e betejës nga sa janë në të vërtetë", vuri në dukje ai.
Sipas tij, kjo është pikërisht ajo që e ka bërë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje në muajt e fundit, edhe pavarësisht njëfarë përparimi të caktuar.
Më parë, presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se pas marrëveshjes paqësore për Gazën, ai do ta përfundojë luftën në Ukrainë.
Tramp tha se "do të ishte mirë të bëhej një marrëveshje paqësore me Iranin", duke vënë në dukje se përpara kësaj është e nevojshme të "bisedohet me Rusinë". ls/
Foto:Arkivi i MIA-s