• e martë, 24 dhjetor 2024

Vuçiqi u takua me përfaqësues të Kuintit, por ka refuzuar të japë detaje

Vuçiqi u takua me përfaqësues të Kuintit, por ka refuzuar të japë detaje

Beograd, 14 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit me përfaqësues të vendeve të Kuintit, por ka potencuar se nuk dëshiron të japë detaje nga takimi.

“Kam marrë vendim që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të Kuintit dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Presidenti i Serbisë u takua me përfaqësues të shteteve të Kuintit – SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së. Takimi u mbajt në ndërtesën e Sekretariatit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë.

Foto: Profili në Instagram i Vuçiqit

QËNDRONI TË LIDHUR