Vuçiqi shtrihet në spitalin ushtarak në Beograd
- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është pranuar sot pasdite në Akademinë ushtarake mjekësore (AUM) në Beograd, njofton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Fami Bajrami
- 13:30, 3 maj, 2025
Beograd, 3 maj 2025 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është pranuar sot pasdite në Akademinë ushtarake mjekësore (AUM) në Beograd, njofton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.
Vuçiqit papritmas i është përkeqësuar gjendja gjatë vizitës në SHBA pas çka kërkoi ndihmë mjekësore dhe pas ekzaminimit është marrë vendim që të kthehet në Serbi. Për shkak të kësaj, ai nuk ka mundur të paraqitet në ngjarjet kryesore për të cilat ishte me qëndrim në SHBA.