• e martë, 24 dhjetor 2024

Vuçiq: Shtetet e QUINT-it urgjentisht të zbatojnë masa të cilat do ta garantojnë sigurinë e serbëve

Vuçiq: Shtetet e QUINT-it urgjentisht të zbatojnë masa të cilat do ta garantojnë sigurinë e serbëve

Beograd, 30 maj 2023 (MIA) - Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot u takua me ambasadorët e vendeve të QUINT-it nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Gjermania, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së dhe kërkoi "urgjentisht të miratojnë dhe zbatojnë masa të cilat do ta garantonin sigurinë e serbëve në Kosovë, që është parakusht për çfarëdo lloj bisedimesh të mëtutjeshme me përfaqësuesit e autoriteteve në Prishtinë". Gjithashtu, kërkoi që Albin Kurti t'i tërheqë njësitet e tij speciale, sepse "serbët asnjëherë nuk do ta pranojnë okupimin e tij", informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Shpresoj se do të arrini ta bindni Kurtin që t'i tërheqë forcat dhe kryetarët personalë të komunave nga Veriu", tha Vuçiqi në takimin me përfaqësuesit e QUINT-it", njoftuan nga shërbimi për informim i presidentit të Republikës së Serbisë.

Vuçiq shprehu pakënaqësi të madhe dhe shqetësim të fuqishëm për faktin se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare vazhdon të tolerojë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat çojnë në dhunë kundër bashkësisë sereb, duke rezultuar në një numër të reduktuar të opsioneve që mund të çojnë në paqe dhe stabilitet të përhershëm në rajon. 

Presidenti serb i njoftoi bashkëbiseduesit për kronologjinë e vërtetë të ngjarjeve të ditës së djeshme ku u plagosën një numër i madh i pjesëtarëve të bashkësisë serbe, "të cilët u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë e tyre për depërtimin e forcave ilegale të Kurtit në objektet serbe, por edhe për shkak të besimit të reduktuar në KFOR-in i cili përkundër garancive të dhëna nuk i mbrojti serbët dhe nuk e pengoi marrjen e paligjshme dhe të dhunshme të komunave".

Vuçiq tha se është "koha e fundit që një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare të reagojë ashpër, qartë dhe pa hamendje për politikën e institucioneve të Prishtinës dhe t'i mbrojë serbët nga presionet dhe dhuna brutale gjithnjë e më e fuqishme e cila bëhet para syve të të gjitha mekanizmave, roli i së cilës, mes tjerash, ta mbrojnë atë bashkësi".

Ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i delegacionit të BE-së në Serbi, shprehën shqetësim për përshkallëzimin e dhunës dhe sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it. Ata kërkuan kthimin e dialogut që të gjendet rrugëdalje politike nga situata, bëhet e ditur në kumtesë. fc/

Fotografia: Instagram

QËNDRONI TË LIDHUR