• e diel, 22 dhjetor 2024

Vuçiq: Qytetarët t'i dorëzojnë vetë armët e tyre pa leje, vijojnë dënime të rënda

Vuçiq: Qytetarët t'i dorëzojnë vetë armët e tyre pa leje, vijojnë dënime të rënda

Beograd, 7 maj 2023 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sonte njoftoi se do të ndërmerren masa më të rrepta për të parandaluar përsëritjen e krimeve masive të javës së kaluar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Siç tha ai në intervistën në RTS nga nesër qytetarët do të kenë mundësi që brenda muajit të ardhshëm të dorëzojnë vetë armët pa leje pa pasoja, ndërsa pas këtij afati do të përballen me dënime të rënda.

Ai paralajmëroi që nga nesër do të shtohen patrullat e policisë në afërsi të shkollave dhe qendrave tregtare  me qëllim që ta ulin dhunën mes bashkëmoshatarëve. fc/

Fotografia: Prinstkrin

QËNDRONI TË LIDHUR