• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vuçiq: Protesta kaloi në atmosferë demokratike, bllokadat ishin të dhunshme, do të shkoj të bisedoj me popullin

Vuçiq: Protesta kaloi në atmosferë demokratike, bllokadat ishin të dhunshme, do të shkoj të bisedoj me popullin

Beograd, 11 gusht 2024 (MIA) - Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin para opinionit me rastin e protestave dhe bllokadave në Beograd kundër nxjerrjes së litiumit në Serbi, vlerësoi se protestat në "Terazije" kaloi në atmosferë demokratike, por jo edhe bllokadat e të dy stacioneve hekurudhore duke i vlerësuar si dhunë, dhe paralajmëroi se do të shkojë të bisedojë me popullin nëpër Serbi për eksploatim të litiumit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ai për protestën për eksploatim të litiumit dhe kompanisë "Rii Tinto" theksoi se qëllimi është shkatërrimi i ekonomisë serbe dhe se ndalja e ekonomisë nuk është zgjidhje, por bisedë në të cilën, ata që tani protestojmë nuk deshën të vinin. Me atë rast, porositi se do të shkojë të bisedojë me popullin.

"Do të bisedojmë me popullin. Do të shkoj në Lloznicë dhe Krupanj, do të shkoj në çdo vend. Dhe huk do të bëj tubime të mëdha për t'ju treguar se sa njerëz mund të tuboj. Do të shkoj të bisedoj me ata që mendojnë ndryshe, me njerëzit e zakonshëm, të flas për frikën e tyre. Nëse njerëzit në Serbi mendojnë se jam budalla dhe i çmendur se do të bëj diçka kundër vendit dhe popullit tim?", pyeti VUçiq.

Ai shtoi se intervenimi policor ishte kryer pa prëdorimin e forcës.

Ministri Ivica Daçiq, i cili së bashku me Vuçiqin iu drejtua opinionit, tha se MPB ka krijuar kushte për funksionim të komunikacionit hekurudhor pa përdorim të forcës dhe nuk ka të lënduar.

Ai tha se janë arrestuar 14 persona, si dhe dy shtetas të huaj, kundër të cilëve do të parashtrohen padi adekuate penale. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR