• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Vuçiq: Prishtina të bëjë lëshime për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja

Vuçiq: Prishtina të bëjë lëshime për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja

Beograd, 9 qershor 2023 (MIA) - Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Prishtina duhet të bëjë disa lëshime për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje të reja në Kosovë. Sipas tij, “serbët (në veri) janë gjithmonë të gatshëm të bisedojnë, por ju duhet t’u ofroni atyre diçka”.

“Të gjithë serbët në veri mendojnë për Serbinë si vendin e tyre, jo Kosovën. Ky është realiteti”, tha presidenti serb Vuçiq në intervistë për Rojters.

Ai tha se "ende nuk ka Asociacion të komunave me shumicë të popullatës serbe, ndërsa nuk ka as tërheqje të forcave speciale të policisë dhe kryetarëve të komunave atje".

Duke iu përgjigjur akuzave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e akuzoi Beogradin për përzierje në procesin zgjedhor në veri të Kosovës, Vuçiqi tha se "është e tmerrshme ajo për të cilën ata njerëz po flasin".

Sipas tij, "kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i gatshëm për kompromis. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR