• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vuçiq nga Shkupi: Serbia mbetet konsistente në përpjekjet e saj të sinqerta për të krijuar një atmosferë besimi reciprok

Vuçiq nga Shkupi: Serbia mbetet konsistente në përpjekjet e saj të sinqerta për të krijuar një atmosferë besimi reciprok

Beograd, 11 shtator 2023 (MIA) - Serbia, si gjithmonë, mbetet konsistente në përpjekjet e saj të sinqerta për të krijuar një atmosferë besimi, mirëkuptimi dhe respekti të ndërsjellë, gjë të cilën e ka demonstruar përmes nismave të shumta që hapin mundësi të mëdha për bashkëpunim të fortë midis vendeve në rajon, në dobi të të gjithëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq para takimit të liderëve të procesit Bërdo-Brioni në Shkup, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"I jam mirënjohës Presidentit të Republikës së Sllovenisë @natasa.pirc.musar, Presidentit të Republikës së Kroacisë @z_milanoviq dhe Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, @stevopendarovski për pritjen e ngrohtë dhe që janë nikoqir të këtij takimi të rëndësishëm, ku me bashkëbiseduesit nga rajoni do të diskutoj disa nga parimet kyçe të bashkëpunimit rajonal, zhvillimit të qëndrueshëm, ndryshimeve klimatike, por edhe politikës së zgjerimit të #BE-së, si pikë strategjike e marrëdhënieve të mëtejshme në kontinentin evropian", ka shkruar Vuçiq profilin e tij në Instagram.

Një nga temat më të rëndësishme do të jetë vazhdimi i reformave gjithëpërfshirëse politike, ekonomike dhe sociale, të cilat do t'i mbajnë të rinjtë në këtë hapësirë, e cila do të sigurojë më tej prosperitetin, stabilitetin dhe përparimin e gjithë Evropës, tha Vuçiq. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR