• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vuçiq: Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e Danka Iliqit

Vuçiq: Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasjen e Danka Iliqit

Beograd, 4 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se janë arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Danka Iliçit dhe shtoi se kryerësit e kanë pranuar vrasjen, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Po shkojmë në vendin ku është hedhur trupi", tha Vuçiqi në mbledhjen e Qeverisë dhe shtoi "me çfarë monstrash kemi punë". 

Policia arrestoi dy persona të dyshuar për vrasjen e Danka Iliçit, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë. 

"Sa e kuptova, ata e pranuan veprën. Ata shkojnë në vendin ku ishte hedhur trupi i fëmijës", shton Vuçiqi. 

Ai e falënderoi policinë për punën dhe përkushtimin e madh. 

Dhjetë ditë zgjati hetimi për dyvjeçaren Danka Iliç e cila u zhduk në Fushën Banjsko në Bor. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR