Vuçiq: 14 persona e humbën jetën në fatkeqësinë në Novi Sad, mes tyre edhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut
- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij të sontëm drejtuar opinionit deklaroi se në tragjedinë e sotme të madhe në Novi Sad, kur u shemb konstruksioni i betonit i stacionit hekurudhor, jetën e humbën 14 persona, se njëri prej të vdekurve është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa identiteti i pesë personave ende nuk është konstatuar, lajmëroi korerspondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:57, 1 nëntor, 2024

Beograd, 1 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij të sontëm drejtuar opinionit deklaroi se në tragjedinë e sotme të madhe në Novi Sad, kur u shemb konstruksioni i betonit i stacionit hekurudhor, jetën e humbën 14 persona, se njëri prej të vdekurve është shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa identiteti i pesë personave ende nuk është konstatuar, lajmëroi korerspondenti i MIA-s nga Beogradi.
Ai shtoi se sipas informatave të fundit, jetën e kanë humbur 14 persona dhe se shpreson se ky do të jetë numri përfundimtar.
"Nuk arritëm ta kuptojmë identitetin e pesë personave, tetë persona janë shettas të Serbisë, një person është shtetas i Maqedonisë së Veriut", tha Vuçiq.
Ai deklaroi se kërkon që Prokuroria në Novi Sad dhe Qeveria e Serbisë t'i ndjekin dhe t'i dënojnë ashpër përgjegjësit për rrëzimin e një pjese të konstruksionit në Novi Sad.
Ai posaçërisht i falënderoi shpëtimtarët, "njerëzit të ciltë tërë ditën luftuan dhe pësuan, punëtorët të cilët me makinat etyre tentuan ta shpëtojnë çdo jetë që mund të shpëtohej".