Vritet zëdhënësi i Hezbollahut gjatë një sulmi izraelit në Bejrut
- Zëdhënësi i Hezbollahut, Mohamed Afif është vrarë sot gjatë një sulmi izraelit në një zonë me popullsi të dendur të Bejrutit, ka konfirmuar për mediat libaneze një përfaqësues i Lëvizjes pro iraniane.
- Post By Fami Bajrami
- 15:29, 17 nëntor, 2024
Bejrut, 17 nëntor 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Hezbollahut, Mohamed Afif është vrarë sot gjatë një sulmi izraelit në një zonë me popullsi të dendur të Bejrutit, ka konfirmuar për mediat libaneze një përfaqësues i Lëvizjes pro iraniane.
Sulmi është kryer në lagjen Ras al Naba në pjesën qendrore të kryeqytetit libanez, jo në bastionin e Hezbollahut në periferitë jugore.
Ushtria izraelite nuk lëshoi asnjë paralajmërim për evakuimin përpara këtij sulmi.
Ministria e Shëndetësisë së Libanit bëri të ditur se bilanci fillestar i sulmit është një i vdekur dhe tre të plagosur.
Foto: EPA