• e shtunë, 29 qershor 2024

Vritet njeriu i parë i Hamasit, përgjegjës për transaksionet e parave, në një sulm në pjesën jugore të Gazës

Vritet njeriu i parë i Hamasit, përgjegjës për transaksionet e parave, në një sulm në pjesën jugore të Gazës

Gazë, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) dhe shërbimet e intelegjencës Shin Bet njoftuan se një person, i përfshirë në transferin e dhjetëra milionë dollarëve për krahun ushtarak të Hamasit, është i vrarë në sulm ajror.

Subhi Farvana dhe vëllau i tij, duke shfrytëzuar këmbimore për këmbim të valutave, i kanë transferuar fonde Hamasit dhe krahut ushtarak të tij gjatë disa viteve të kaluara, shtohet në njoftim.

Sipas IDF-së, Farvana është vrarë në sulm ajror në Rafa, në pjesën jugore të Gazës. Në kumtesë thuhet se krahu ushtarak i Hamasit varet nga fondet, të cilat shkojnë përmes këmbimoreve.

"Këmbyesit e parave marrin mjete nga Irani dhe vendet tjera dhe i lajnë për Hamasin, duke i shmangur  sistemet ndërkombëtare të financimit", njofton Shin Bet.

Sipas IDF-së dhe Shin Bet, Favana ishte një nga të paktët që mund t'i transferonte krahut ushtarak të Hamasit shumën e parave të nevojshme për luftimet.

Në kumtesë thuhet se Farvana ka transferuar dhjetëra milionë dollarë Hamasit gjatë disa viteve të fundit, si dhe gjatë luftës në vijuese. ss/bsh/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR