• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vritet komandanti i njësisë elite të Hezbollahut në një sulm izraelit

Vritet komandanti i njësisë elite të Hezbollahut në një sulm izraelit

Bejrut, 8 janar 2024 (MIA) - Një komandant i lartë i grupit të armatosur Hezbollah u vra sot në një sulm ajror izraelit në Libanin jugor, njoftuan përfaqësues zyrtarë.

Përgjatë kufirit libanez-izraelit  u intensifikuan përleshjet midis ushtarëve të grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani dhe armatës izraelite.

Rreth një javë më parë, në një sulm izraelit u vra një nga zyrtarët më të lartë të grupit të armatosur palestinez Hamas në Bejrut, pas së cilës Hezbollahu nisi një sulm me raketa në një bazë ushtarake izraelite në malin Meron në Izraelin verior.

Armata izraelite nuk ka komentuar ende për sulmin e sotëm. Theksohet se aeroplanët luftarakë  kanë shënjestruar infrastrukturën e Hezbollahut në Libanin jugor.

Një zyrtar libanez i sigurisë tha se Izraeli kishte vrarë komandantin e një njësie elitare të Hezbollahut, Radvan, por nuk e përmendi emrin e tij.

"Izraeli në fshatin jugor Kirbet Selm shënjestroi një automjet terreni të drejtuar nga një komandant," tha përfaqësuesi zyrtar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR