• e premte, 05 dhjetor 2025

Vriten shtatë ushtarë izraelitë në sulmin me raketa në Gazë

Vriten shtatë ushtarë izraelitë në sulmin me raketa në Gazë

Gazë, 25 qershor 2025 (MIA) - Shtatë ushtarë izraelitë u vranë dje në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Kan Junis kur automjeti i tyre i blinduar u godit nga një raketë, deklaroi përfaqësuesi ushtarak izraelit.

Gjithashtu, në zonën Kan Junis, një ushtar u plagos rëndë nga të shtënat me armë zjarri, kumtoi armata.

Brigadat Al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, publikoi në kanalin e tij në Telegram se kishte zënë në pritë ushtarët izraelitë të cilët ishin strehuar në një ndërtesë banimi në jug të Rripit të Gazës.

Hamasi kumtoi se disa ushtarë u vranë, ndërsa të tjerët u lënduan pasi që u goditën nga një raketë në jug të Kan Junisit. Luftëtarët e Al-Kasamit sulmuan më pas ndërtesën me mitralozë.

Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për sulme të njëjta apo për të ndara. rq/

Foto: IDF

 

QËNDRONI TË LIDHUR