• e martë, 26 nëntor 2024
Vrasje në Manastir
Manastir, 21 shkurt 2022 (MIA) – Nëpunës policor nga SPB Manastir sot e kanë privuar nga liria personin T.Gj (62) i cili rreth orës 05.55 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e tij me revole ka shtënë dhe goditur personin S.S (44) i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes. Sipas asaj që është njoftuar, personi S.S së pari duke përdorë forcë ka hyrë në shtëpinë e T.Gj dhe me mjet të fortë ka kërcënuar vajzën e T.Gj, e cila është ish bashkëshorte e tij, pra e S.S. Ekipi i Ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik dhe ekipi i SPB Manastir. Me urdhër të Prokurorit publik trupi i viktimës është dhënë në obduksion. mt/  

QËNDRONI TË LIDHUR