• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vrasësi nga Praga më parë kishte vrarë një burrë dhe një foshnjë dy muajsh

Vrasësi nga Praga më parë kishte vrarë një burrë dhe një foshnjë dy muajsh

Pragë, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Policia çeke tha sot se ka gjetur një letër nga studenti që vrau 14 persona në të shtënat e 21 dhjetorit në Universitetin e Karlit në Pragë, në të cilën ai pranoi se më parë kishte vrarë një burrë 32-vjeçar dhe një foshnjë dy muajsh në pyllin e Klanovicës.

"Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një letër lamtumire. Ai e shkroi atë para se të kryente vrasjet. Në të, ai pranoi se e kishte kryer vrasjen në pyllin e Klanovicës", tha zëdhënësi i policisë Jan Danek, raportojnë mediat çeke.

Detajet e atij krimi nuk janë bërë të ditura dhe testet balistike kanë përcaktuar se arma e përdorur në pyllin e Klanovicës ishte e njëjta që u gjet në shtëpinë e vrasësit.

Vrasja e burrit dhe foshnjes së tij dy muajsh ndodhi më 15 dhjetor kur ata ishin duke ecur në një pyll pranë Pragës.

Në të shtënat masive në Universitetin e Karlit në Pragë, studenti 24-vjeçar Dejvid Kozak vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë përpara se të vriste veten. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR