• e martë, 24 dhjetor 2024

Volodin: Uashingtoni i koordinon operacionet ushtarake në Ukrainë, kjo është ndërhyrje të drejtpërdrejtë në luftën kundër Rusisë

Volodin: Uashingtoni i koordinon operacionet ushtarake në Ukrainë, kjo është ndërhyrje të drejtpërdrejtë në luftën kundër Rusisë
Moskë, 7 maj 2022 (MIA) - Kryetari i Dumës ruse, Vjaçeslav Volodini, sot e akuzoi Uashingtonin për koordinim të operacioneve ushtarake në Ukrainë, të cilat i quajti ndërhyrje të drejtpërdrejtë në veprimet ushtarake kundër Rusisë. "Uashingtoni në thelb po koordinon dhe zhvillon operacionet ushtarake, prandaj drejtpërdrejt merr pjesë në veprimet ushtarake kundër vendit tonë," shkroi Volodini në një Telegram. Mediat britanike transmetojnë se Uashingtoni dhe partnerët evropianë të NATO-s po e furnizojnë Kievin me armë për t'u mbrojtur nga sulmet ruse, por SHBA-ja dhe NATO-ja disa herë kumtuan se vetë nuk do të marrin pjesë në luftime, për të mos hyrë në konflikt. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR