• e diel, 22 dhjetor 2024

Vollas i bëri thirrje Putinit që t'i tërheqë ushtarët nga kufiri me Ukrainën

Vollas i bëri thirrje Putinit që t'i tërheqë ushtarët nga kufiri me Ukrainën
Londër, 9 dhjetor 2021 (MIA) - Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Vollas sot i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që t'i tërheqë ushtarët nga kufijtë me Ukrainën dhe paralajmëroi se Moska do të përballet me pasoja afatgjate dhe të rënda nëse forcat e saj e sulmojnë këtë vend fqinj. "Secili aksion i Moskës që do ta rrezikonte sovranitetin e Ukrainës jo vetëm që do të kishte pasoja të rënda, por do të ishin edhe afatgjate për Rusinë", deklaroi ministri britanik i Mbrojtjes. Ai i bëri thirrje presidentit të Rusisë që të heqë dorë nga planet për të cilat konsideron se mund të shkaktojnë luftë vdekjeprurëse qytetare në kufijtë e Evropës. "Do të doja vetëm t'i bëj thirrje që të mendojë. Mendoj se Rusia nuk dëshiron pasoja të tilla. Nuk dua të shoh luftë qytetare ose luftë në fund të Evropës", theksoi Volas. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR