• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Volksvageni paralajmëroi pushime nga puna dhe nuk përjashton mbylljen e fabrikave

Volksvageni paralajmëroi pushime nga puna dhe nuk përjashton mbylljen e fabrikave

 Volfsburg, 2 shtator 2024 (MIA) - Udhëheqësia  e prodhuesit gjerman të makinave Volksvagen ka vendosur për një program të madh për kursim deri në vitin 2026 dhe dëshiron ta heqë garancinë për punësim për rreth 110.000 punëtorë për t'u përballur me një deficit prej pesë miliardë euro.

Udhëheqësia e Volksvagenit tha se do të anulojë marrëveshjen shum[vjeçare me punëtorët në Gjermani që përjashtonte pushime nga puna deri në fund të vitit 2029. Marrëveshja është në fuqi që nga viti 1994. 

 Në një samit krize të drejtuesve të lartë, i cili u mblodh në afat të shkurtër, bordi i Volksvagenit informoi publikun sot për planet e tij të ristrukturimit dhe nuk përjashton më mbylljen e fabrikave, raporton Bild.

 "Mjedisi ekonomik u përkeqësua sërish, furnizues të rinj po vijnë në Evropë. Për më tepër, Gjermania është veçanërisht prapa në aspektin e konkurrencës. Ne si kompani tani duhet të veprojmë në mënyrë të vazhdueshme në këtë mjedis", drejtori ekzekutiv i Volksvagenit, Oliver Blume.

 

QËNDRONI TË LIDHUR