• e diel, 22 dhjetor 2024

Volke Hukstra edhe zyrtarisht emërohet si komisar i ri i BE-së për klimën

Volke Hukstra edhe zyrtarisht emërohet si komisar i ri i BE-së për klimën

Bruksel, 9 tetor 2023 (MIA) - Këshilli i BE-së sot zyrtarisht emëroi ish ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Volke Hukstra për komisar të ri evropian për veprim klimatik pas propozimit të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, emërimi i Hukstrës për periudhën deri në fund të mandatit të Komisionit aktual Evropian deri më 31 tetor 2024, vijon paa dorëheqjes së zëvendëskryetarit ekzekutiv të KE-së për Marrëveshjen e gjelbër evropiane dhe komisarit evropian për veprim klimatik Frans Timermans i cili është larguar nga organi ekzekutiv i BE-së për të qenë lider dhe kandidat për kryeministër i bllokut të Partisë së tij Laburiste (PVDA) dhe të Majtës së Gjelbër (GL) në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të muajit të ardhshëm në Holandë.

Në bazë të nenit 246 të Marrëveshjes për funksionimin e Bashkimit Evropian, vendi i zbrazët për shkak të dorëheqjes së një anëtari të Komisionit plotësohet deri në fund të mandatit aktual nga një anëtar i ri nga i njëjti shtet anëtar i Unionit.

Komisari i ri Evropian emërohet nga Këshilli i BE-së, pas një marrëveshjeje të përbashkët me kryetarin e Komisionit Evropian dhe pas konsultimit me Parlamentin Evropian. si/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR