• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Uollc: Hyrja e Ukrainës në NATO nuk është sërish në tryezë

Uollc: Hyrja e Ukrainës në NATO nuk është sërish në tryezë

Uashington, 25 shkurt 2025 (MIA) - Këshilltari pët siguri kombëtare e presidentit amerikan, Majk Uollc, sot deklaroi se ideja për hyrjen e Ukrainës në NATO "nuk është sërish në tryezë", pavarësisht ofertës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski të tërhiqet, në këmbim të anëtarësimit të vendit të tij në atë aleancë ushtarake. 

"Nuk shoh se SHBA-ja dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në NATO, ndërsa më pas angazhon ushtarë amerikanë sipas nenit 5 ose drejtëpërdrejt të përfshihet në luftën në Ukrianë", deklaroi Uollci për Fokus njuz, transmeton Politiko. 

 Uollci theksoi se "frustrimet janë të mëdha", pasi administrata e Trampit shpreson se së shpejti do të arrijë marrëveshje me Rusinë për përfundimin e luftës, ndërsa në pyetjen nëse është caktuar takim mes Putinit dhe Trampit, ai u përgjigj: "në këtë moment jo".

"Presidenti Tramp pret se do të arrihet marrëveshje dhe mendoj se këtë do ta shihni për shkurt kohë", tha Uollci. 

Lidhur me sigurinë e Ukrainës, Uollci tha se SHBA-në e mbështetë Franca, Britania e Madhe dhe vendet e tjera evropiane, të cilët pajtohen që t'i ofrojnë Kievit garanci "shumë të forta" të sigurisë. 

"Me vite kemi kërkuar nga Evropa ta forcojë mbrojtjen e saj dhe prej vitesh i kërkojmë Evropës të paguajë për mbrojtjen e saj, pasi taksapaguesit amerikanë e kanë mbajtur këtë barrë të padrejtë për dekada të tëra", tha këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Tramp. 

 Ai e përsëriti qëndrimin e Trampit se Amerika është e gatshme të garantojë sigurinë e Ukrainës në këmbim të mineraleve të rralla të Ukrainës, që Kievi tani për tani nuk pranon. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR