VMRO-DPMNE para fitores në 21 komuna, VLEN në 4, LSDM në 3, AKI në 1, ZNAM në 1, Unioni i Romëve në 1
- – Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas 96,94% të votave të numëruara, kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në Shkup dhe në 21 komuna. Koalicioni VLEN në katër, LSDM në 3, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në një komunë, njëjtë si edhe ZNAM. Unioni i Romëve kryeson në Shuto Orizarë, përderisa një kandidat i pavarur kryeson në Strugë.
- Post By Fitore Curri
- 21:55, 2 nëntor, 2025
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) – Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas 96,94% të votave të numëruara, kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në Shkup dhe në 21 komuna. Koalicioni VLEN në katër, LSDM në 3, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në një komunë, njëjtë si edhe ZNAM. Unioni i Romëve kryeson në Shuto Orizarë, përderisa një kandidat i pavarur kryeson në Strugë.
VMRO-DPMNE prinë në Qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debërcë, Demir Kapi, Dojran, Dollnen, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Llozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë – Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.
Koalicioni VLEN kryeson në Tetovë, Bogovinë, Dibër dhe Dollnen, përderisa, kandidatët e LSDM kryesojnë në Qendër, Makedonska Kamenicë dhe Zërnovcë.
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në Studeniçan, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra në Strugë.
Kandidati i ZNAM kryeson në Kumanovë, ndërsa Unioni i Romëve në Shuto Orizarë.
Votimi në rrethin e dytë zhvillohej në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. fc/
Foto: Printskrin