• e diel, 22 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE: Mickovski në takimin me Petkovin ka ruajtur qëndrimet të cilat paraprakisht ishin të njohura publikisht

VMRO-DPMNE: Mickovski në takimin me Petkovin ka ruajtur qëndrimet të cilat paraprakisht ishin të njohura publikisht
Shkup, 18 janar 2022 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski ka ruajtur qëndrimet e njëjta të cilat edhe paraprakisht ishin bërë publike, informoi partia në kumtesën për takimin e liderit të partisë Mickoski me kryeministrin bullgar Kiril Petkov që u mbajt në selinë e VMRO-DPMNE-së. Në takim është biseduar për situatat aktuale në lidhje me marrëdhëniet e të dyja vendeve. "Ajo që ishte theksuar është nevoja për ndërtim të besimit, marrëdhënie të hapura dhe lidhje në temat dhe sferat ku është i mundur bashkëpunimi i ndërsjellë dhe përfitimi i përbashkët për qytetarët e të dyja shteteve. Ishte theksuar nevoja për bashkëpunim në temat të cilat do të sigurojnë të ardhme, investime në arsim, shkencë, Korridorin 8 dhe projekte të tjera të rëndësishme për të dyja vendet", njoftoi VMRO-DPMNE. Siç është bërë e ditur në kumtesën e partisë, Mickovski në takim ka theksuar se në vend të bllokadave, nevojiten ura, marrëdhënie të hapura dhe respektim të ndërsjellë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR