• e martë, 24 dhjetor 2024

VMRO-DPMNE ka dorëzuar ligjin për amnisti të plotë të personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend

VMRO-DPMNE ka dorëzuar ligjin për amnisti të plotë të personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvend

Shkup, 3 shkurt 2023 (MIA) - Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së ka dorëzuar sot në Kuvend propozim ligjin për amnisti të personave të dënuar për ngjarjet e 27 prillit 2017. Siç ka sqaruar koordinatori i grupit parlamentar të partisë opozitare, ky ligj është rezultat i iniciativës dhe angazhimit të përbashkët të avokatëve Janaki Mitreski dhe Dragan Peshevski dhe të gjithë grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

"Është shumë e rëndësishme të theksohet se është vetëm një vazhdimësi e Ligjit të mëparshëm për amnistinë i cili është miratuar në dhjetor të vitit 2018, por me një korrigjim të madh dhe thelbësor, që është tejkalimi i selektivitetit dhe drejtësisë selektive që ka rezultuar nga ligji i miratuar në vitin 2018", theksoi Micevski.

Me këtë ligj, theksoi ai, do të mbulohen pa përjashtim të gjithë personat e dënuar për ngjarjet e 27 prillit.

Deputetët e partisë opozitare u kërkuan kolegëve të tyre nga shumica qeveritare që ta mbështesin ligjin. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të tregohet dhe vërtetohet se, siç tha Micevski, “për ta selektiviteti është i pari, dhe sundimi i drejtësisë nuk është askund”.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së po ashtu theksoi se kanë përkrahur avokatët që dy proceset të shkojnë paralelisht, pra të presin vendimin nga Gjykata Supreme pas kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit dhe miratimit të ligjit për amnisti. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR