VLEN me më së shumti vende të këshilltarëve në Dibër, PDT në Qendër Zhupë
- Në zgjedhjet e djeshme lokale për anëtarë të këshillave komunal, në Dibër më së shumti vende të këshilltarëve ka siguruar koalicioni VLEN, ndërsa në Qendër Zhupë, Partia Demokratike e Turqve.
- Post By Sara Ademi
- 12:03, 20 tetor, 2025
Dibër, 20 tetor 2025 (MIA) - Në zgjedhjet e djeshme lokale për anëtarë të këshillave komunal, në Dibër më së shumti vende të këshilltarëve ka siguruar koalicioni VLEN, ndërsa në Qendër Zhupë, Partia Demokratike e Turqve.
"Në këshillin e ri të Komunës së Dibrës, i cili numëron 15 anëtarë, 5 fitoi koalicioni VLEN, katër koalicioni AKI, tre kandidatë të pavarur, dy VMRO-DPMNE dhe një LSDM. Sa i përket zgjedhjes së kryetarit të komunës, në raundin e dytë shkojnë kandidati i VLEN-it, Fisnik Mela dhe kandidati i pavarur, Ramadan Imeri, konfirmuan nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve.
Në përbërjen e kaluar të Këshillit të Komunës së Dibrës gjashtë këshilltarë kishte BDI, pesë Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, ndërsa nga dy vende të këshilltarëve kishin LSDM dhe VMRO-DPMNE.

"Në Këshillin e komunës, i cili numëron 9 anëtarë, tre siguroi Partia Demokratike e Turqve, nga dy vende të këshilltarëve kanë LSDM dhe Lëvizja për Unitet Kombëtar të Turqve dhe nga një VMRO-DPMNE dhe Partia për Lëvizje e Turqve. Për shkak të censusit nga 1/3 të elektoratit të përgjithshëm, do të ketë përsëritje të zgjedhjeve për kryetar komune", thanë nga KKZ-ja për MIA-n.
Në Këshillin e kësaj komune, i cili kishte 11 anëtarë, Partia Demokratike e Turqve kishte pesë vende këshilltarësh, LSDM dhe Lëvizja për Unitet Kombëtar të Turqve kishin nga dy vende këshilltarësh, ndërsa VMRO-DPMNE dhe Partia e Lëvizjes së Turqve kishin nga një. sa/
Foto: MIA