• e hënë, 20 janar 2025

Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro

Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro

Prishtinë, 27 nëntor 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u prit me nderime të larta ushtarake në Pallatin presidencial në Bogota nga presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

Presidentja Osmani ka shkruar: “Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e  kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën!”, ka shkruar ajo.

 

QËNDRONI TË LIDHUR