Vjosa Osmani: Do të bëjmë gjithçka që shqiptarët t'i gëzojnë të drejtat e tyre çdokund ku jetojnë
- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë nderimeve të sotme në kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz, për nder të 28 nëntorit - Ditës së flamurit shqiptar, porositi se Kosova do të janë "gjithçka nga vetja për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, për t'i gëzuar të drejtat e veta të garantuara", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:26, 28 nëntor, 2024
Prishtinë, 28 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë nderimeve të sotme në kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz, për nder të 28 nëntorit - Ditës së flamurit shqiptar, porositi se Kosova do të janë "gjithçka nga vetja për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, për t'i gëzuar të drejtat e veta të garantuara", lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
"Në fjalimin para mediumeve nga manifestimi tradicional në Prekaz me rastin e 28 Nëntorit, Osmani e theksoi rëndësinë e kësaj date për Kosovën, duke e lidhur me paraqitjen në opinion të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në vitin 1998 dhe ditëlindjen e komandantit të parë të UÇK-së, Adem Jashari.
"Kjo festë është simbiozë e disa datave historike për kombin tonë. Natyrisht shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë por njëkohësisht edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1997, na sjellin këtu në Prekaz, në vendin e qëndresës historike. Edhe një herë për të treguar jo vetëm madhështinë dhe përjetësinë e sakrificës së Adem Jashari dhe familjes Jashari, por për t’u betuar para varreve të tyre prej vendit ku ata prehen përjetësisht që do ta mbrojmë në mënyrë të pa kompromis çdo cep të republikës sonë. Do ta mbrojmë në mënyrë të pakompromis lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Njëkohësisht do të bëjmë çmos që shqiptarët kudo që jetojnë ata të kenë të drejtat e garantuara", tha ajo.