Vizitën në Australi, kryeministri kinez e përfundoi me një vizitë në rafinerinë e litiumit
- Kryeministri kinez Li Kiang sot e përfundoi vizitën katërditore në Australi me një vizitë në një rafineri të litiumit, që është një indikacion i interesimit të Pekinit për mineralin e nevojshëm për automjetet elektrike.

Sidnej, 18 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri kinez Li Kiang sot e përfundoi vizitën katërditore në Australi me një vizitë në një rafineri të litiumit, që është një indikacion i interesimit të Pekinit për mineralin e nevojshëm për automjetet elektrike.
I shoqëruar nga dhjetëra përfaqësues kinezë, kryeministri e vizitoi kompleksin Tianqi Lithium Energy Australia në Perth, Australia Perëndimore, raportoi Beta.
Kompania është 51 për qind në pronësi kineze, duke përfshirë minierën e litiumit dhe rafinerinë.
Australia siguron 52 për qind të litiumit në botë, pjesa më e madhe e të cilit eksportohet në Kinë.
Sipas mediave franceze, investimi i aksionerëve kinezë në industrinë minerare të Australisë është një çështje e ndjeshme.
Foto: DPA