• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vivek Ramasvami është tërhequr nga gara republikane dhe do të mbështes kandidaturën e Trampit

Vivek Ramasvami është tërhequr nga gara republikane dhe do të mbështes kandidaturën e Trampit

Uashinton, 16 janar 2024 (MIA) - Vivek Ramasvami, i cili fitoi vendin e katër të zgjedhjeve republikane preliminare në Ajovë, sot vendosi që të tërhiqet nga gara dhe ta mbështesë ish-presidentin amerikan Donald Tramp.

"Nga ky moment, e ndërpresim fushatën. Nuk ka shans unë të jem president i ardhshëm", iu tha Ramasvami mbështetëssve të tij.

Ai sqaroi se nga fillimi i fushatës, në të cilën ai shpesh akuzohej se mbështet teoritë e konspiracionit, ai premtoi se do të mbështeste kandidatin që do të "vendoste Amerikën në vend të parë", shkruan Bi-Bi-Si.

Ramasvami për atë është lajmëruar tek Trampi, i cili mbrëm fitoi bindshëm në Ajovë, e uroi dhe i tha se do ta mbështesë.

Ai premtoi se nuk do të zhduket nga skena politike, se së shpejti do të kthehet në fushatën e Nju Hempshir dhe do të veprojë në emër të Trampit.

Ish-presidenti amerikan Donald Trampi i tejkaloi rivalët e tij dhe fitoi zgjedhjet paraprake republikane brendapartiake në shtetin amerikan të Ajovës, ndërsa guvernatori i Floridës, Ron Desantis, ka zënë vendin e dytë, ndërsa ish-ambasadorja e KB-së, Niki Hejli, është renditur pas tyre. rq/

Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR