• e premte, 05 dhjetor 2025

Vijon votimi për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Vijon votimi për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Kumanovë, 18 tetor 2025 (MIA) - Në Kumanovë po zhvillohet votimi për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, kumtoi sot kryetarja e KZK- Kumanovë, Kristina Cvetkovska. Të drejtë vote kanë 166 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

"Votimi në burgun e Kumanovës ka filluar në orën 7 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 19. Do të ketë dy ndërrime, këshilla zgjedhor. Në Shtëpinë e pleqve poashtu me kohë ka filluar votimi", deklaroi Cvetkovska.

Në Kumanovë janë shfuqizuar tre vendvotime, në fshatrat Kosmatac, Sushevë dhe Vincë. Nesër të drejtë vote kanë 94.041 votues, duke e bërë Kumanovën komunën me numrin më të madh të votuesve që do të votojnë në 164 qendra votimi.

Kryetarja e KKZ Likovë, Ajshe Demiri deklaroi se votimi i të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm po kryhet në mënyrë të vazhdueshme.

"Sot votojnë 404 persona", deklaroi Demiri.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, në komunën e Likovës ka 26.362 votues që votojnë në 36 vendvotime.

Në komunën e Nagoriçanit të Vjetër ka përfunduar votimi i të sëmurëve dhe personave të pafuqishëm.

"Kemi miratuar të votojnë 19 persona, 18 votuan, një person nuk u gjet", deklaroi kryetari i KKZ-së në Nagoriçan të Vjetër, Marjan Daillovski.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në këtë komunë të drejtë vote nesër kanë 3.011 votues të cilët votojnë në 36 vendvotime. 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR