Vijon biseda telefonike Tramp - Putin
- – Presidenti amerikan Donald Tramp për momentin po bisedon me presidentin rus Vladimir Putin për gjetjen e zgjidhjes për paqe me Ukrainën. Trampi dhe liderët evropianë kërkojnë që Kremlini të pranojë armëpushim që t’i jepet fund konfliktit më vdekjeprurës në rajon pas Luftës së Dytë Botërore.
- Post By Fitore Curri
- 17:39, 19 maj, 2025
Uashington, 19 maj 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp për momentin po bisedon me presidentin rus Vladimir Putin për gjetjen e zgjidhjes për paqe me Ukrainën. Trampi dhe liderët evropianë kërkojnë që Kremlini të pranojë armëpushim që t’i jepet fund konfliktit më vdekjeprurës në rajon pas Luftës së Dytë Botërore.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se biseda telefonike mes Donald Trampit dhe Vladimir Putinit ka filluar.
Para bisedës, Shtëpia e Bardhë kumtoi se Trampi është “frustruar” nga Vladimir Putini dhe Volodomir Zelenski.
“Temat e bisedës do të jenë ndalja e gjakderdhjes, në të cilën mesatarisht vdesin më shumë se 5.000 ushtarë rusë dhe ukrainas në javë, si dhe tregtia”, shkroi Trampi në faqen e tij Truth Social.
“Shpresoj se do të jetë ditë produktive, se do të arrihet armëpushim dhe se kjo luftë shumë e dhunshme, luftë e cila nuk u desh të ndodhë asnjëherë, do të përfundojë”, tha Trampi.
Trampi sot pati bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodomir Zelenski, konfirmoi presidenca ukrainase, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë paralajmëruan se pas përfundimit të bisedës me Putinin, presidenti amerikan përsëri do të bisedojë me homologun ukrainas Zelenski. fc/
Foto: Skrinshot Si-En-En