• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vigand: Heqja e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta serbe është në pajtim me liberalizimin e vizave për Kosovën

Vigand:  Heqja e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta serbe është në pajtim me liberalizimin e vizave për Kosovën

Bruksel, 23 korrik 2024 (MIA) - Vendimi i BE-së me të cilin banorët e Kosovës të cilët posedojnë pasaporta serbe mund të udhëtojnë në vendet anëtare të Unionit pa viza është në pajtim me regjimin për liberalizimin e vizave për poseduesit e pasaportave të Kosovës që hyri në fuqi nga 1 janari i këtij viti, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për drejtësi, barazim, dhe sundi të ligjit Kristijan Vigand.

"Ndryshimet e pranuara në Rregulloren e BE-së për liberalizimin e vizave u mundësojnë të gjithë serbëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe të lëshuar nga Autoriteti Koordinues Serb të udhëtojnë në BE pa viza. Me këtë të gjithë banorët e Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë në BE pa viza", theksoi Vigand në pyetjen e një gazetari nëse ky vendim nuk cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës dhe nëse është marrë parasysh qëndrimi i autoriteteve në Prishtinë.

Sipas Vigand, propozimi për liberalizimin e vizave për udhëtim në vendet anëtare të Unionit për banorët e Kosovës me pasaporta serbe është dorëzuar që në nëntor, pas së cilës tani këshilli i BE-së vetëm e ka pranuar.

Këshilli i BE-së dje mori vendim për heqjen e vizave për banorët e Kosovës bartës të pasaportave serbe.

Vendimi do të hyjë në fuqi në ditën e 20-të të shpalljes së saj në Gazetën zyrtare të BE-së dhe do të fillojë të zbatohet në të gjitha vendet anëtare të Unionit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR