"Veshi i madh" edhe në Senatin e SHBA-së: Tetë senatorë republikanë u përgjuan në kohën e Bajdenit
- Edhe amerikanët kanë aferën e tyre "Veshi i madh". Kjo u diskutua në Senatin Amerikan gjatë javës që kaloi, si pjesë e seancës dëgjimore të Prokurores së përgjithshme amerikane Pamela Bondi, e cila për aksionet që i zbaton zhvilloi luftë me kundërshtarët e Partisë Demokratike.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:24, 12 tetor, 2025
Uashington, 12 tetor 2025 (MIA) - Edhe amerikanët kanë aferën e tyre "Veshi i madh". Kjo u diskutua në Senatin Amerikan gjatë javës që kaloi, si pjesë e seancës dëgjimore të Prokurores së përgjithshme amerikane Pamela Bondi, e cila për aksionet që i zbaton zhvilloi luftë me kundërshtarët e Partisë Demokratike.
Tetë senatorë republikanë janë marrë në pyetje, por duket se ky është problemi më i vogël, veçanërisht lë përshtypje fakti që FBI-ja vuri në shënjestër edhe ata prindër të cilët në mbledhjet e këshillave shkollore kanë pyetur se çfarë mësimesh mësonin fëmijët e tyre, respektivisht ata kanë qenë kundër zbatimit të ideologjisë transgjinore në shkollat. Më shumë përshtypje la, kur bëheh fjalë për "Veshin e madh", respektivisht marrjen në pyetje të senatorëve republikanë nga administrata e Xho Bajdenit, ishte dëshmia e senatorit republikan Xhosh Holi.
Ai tha:
"Prokurori i përgjithshëm Bondi, më vjen mirë që ju shoh. Mirëserdhët. I dëgjova me vëmendje kolegët e mi demokratë që ju akuzuan se i përndjekni armiqtë politikë.
Unë gjithashtu i dëgjova ata të thoshin - dhe thjesht e shënova atë sepse doja të sigurohesha që i dëgjova saktë - i dëgjova ata të thoshin se Xho Bajden asnjëherë nuk i vuri në shënjestër armiqtë e tij politikë. Xho Bajden asnjëherë nuk e ka urdhëruar Prokurorin e tij të përgjithshëm të ndiqte penalisht kundërshtarët e tij politikë.
Hmmm… Kjo është interesante sepse mund të isha betuar se dje zbuluam se FBI po përgjonte telefonin tim. Le t'i hedhim një sy. Kemi një listë. Ata përgjuan telefonin tim, përgjuan telefonin e Lindzi Gream, përgjuan telefonin e Marsha Blekburn, kanë përgjuar edhe pesë telefona të tjerë të senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për mua, kjo duket sikur synon kundërshtarët politikë. E megjithatë, nuk kam dëgjuar asnjë fjalë nga ajo anë e podiumit (mendon për demokratët, sh.y.) për çfarëdo shqetësimi, brengosje për Ministrinë e Drejtësisë që përgjon telefonat e senatorëve aktualë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse, kush e di pse, nuk i kanë dashur? Ata kanë qenë anëtarë të partisë opozitare. Ata janë republikanë. Ata janë konservatorë.
E patë këtë dokument, prokurori i përgjithshëm Bondi? Çfarë ka ndodhur këtu? Kush e urdhëroi këtë? Kush urdhëroi përgjimin e telefonave të senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?", pyeti Holli.

Prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Pamela Bondi
Përgjigja e Bondit ishte se ajo nuk mund të diskutonte detajet e saj në këtë kohë për arsye shumë të mira, se të gjitha aspektet e kësaj çështje do të konsideroheshin së bashku me Drejtorin e FBI-së Kris Patel, pas çka Holly vazhdoi:
“Epo, mund t'ju them se ne tashmë i dimë shumë nga detajet. Ne tashmë e dimë se këtë e ka urdhëruar prokurori special, Xhek Smit (prokuror special në kohën e Xho Bajdenit, sh.y.), i cili drejtpërdrejt i ka parashtruar raporte Prokurorit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Merik Garland (paraardhësi i Bondit në kohën e Bajdenit, sh.y.).
Dhe ne e dimë se Xhek Smih ishte në gjueti shtrigash sepse ka marrë urdhër për ta bërë këtë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xho Bajden. Le të përkujtohemi - le të ecim nëpër kujtime.
2 prill të vitit 2022. "Nju-Jork Tajms": Thuhet se në fund të vitit të kaluar, pra nga fundi i vitit 2021, z. Bajden u besoi të afërmve të tij se ai besonte se ish-Presidenti Tramp ështe kërcënim për demokracinë dhe se duhet të ndiqet penalisht.
Ja për çfarë po flasim. Trampi, natyrisht, në atë kohë ishte qytetar i rëndomtë. Prandaj, Bajdeni emëron "vrasësin e paguar" të tij, Xhek Smit, i cili e përndjek Trampin dhe përndjek anëtarët e Senatit.
A mund ta them këtë përsëri për kolegët e mi - për të mirën e kolegëve të mi në anën tjetër të podiumit? Përgjim të telefonave të senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo nuk është hipotetike. Kjo nuk është "ndoshta çfarë do të bëni në të ardhmen." Kjo nuk është “oh, a mund ta imagjinoni situatë të tillë”. Kjo ka ndodhur."
Por, ata nuk u ndalën këtu", shprehet Holli. Ajo që është skandaloze për të është se ekziston memorandum i FBI-së nga e njëjta periudhë kohore, një periudhë gjatë së cilës FBI përpiqet të rekrutojë informatorë në famullitë katolike. Kjo do të thotë, pohon Holli, se katolikët ishin gjithashtu në shënjestër sepse Xho Bajdenit dhe FBI-së së tij (Holli e përdor formulimin "FBI-së së tij") nuk i kanë pëlqyer katolikët që shkonin në një lloj meshe të caktuar.
Sipas Hollit, këtu është edhe memorandumi famëkeq për këshillin e shkollës ku Merik Garland, paraardhësi i Pamela Bondi për prokurorin e shtetit, i emëruar nga Bajdeno, lëshoi memorandum me urdhër të Shtëpisë së Bardhë me të cilin aktivizoi departamentin e antiterrorizmit të FBI-së kundër prindërve që ndiqnin mbledhjet e këshillit të shkollës dhe kishin guximin të pyesnin se çfarë u mësohej fëmijëve në kontekstin e ideologjisë transgjinore. Ata prindër ishin lëndë interesi", thekson Holli.
Dhe vazhdon:
"Një prind në mbledhje të këshillit të shkollës - mendoj në Virxhinia - ai u tërhoq nga mbledhja e këshillit të shkollës. Atje është i përgjakshëm. Mund ta shihni këtë. Dhe cila ishte përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë ndaj Xho Bajdenit dhe FBI-së? Përgjigja ishte të lëshohej memorandum ku thuhej se njerëz të tillë duhet të hetohen nga njësia kundër terrorizmit.

Holli tregon fotografinë e prindit të përgjakur i cili pyeti në seancë të këshillit të shkollës se çfarë u mësohet fëmijëve në shkolla, duke menduar për ideologjinë transgjinore.
E pabesueshme.
Apo çfarë thonë për këtë? Të kujtojmë Mark Haukun dhe përfaqësuesit e "për jetë" që u ndoqën për çfarë? Për arsye se shkonin në klinikë - klinikë aborti - dhe luteshin në trotuar përpara klinikës për abort. Ky është Mark Hauk dhe familja e tij e mrekullueshme në meshë.
Ky njeri, me urdhër të FBI-së së Xho Bajden, ka detyruar një ekip të FBI-së të shkonte në derën e tij në orët e para të mëngjesit me fëmijët e tij të bukur atje, duke i terrorizuar me një armë të tërhequr. Më pas ai u arrestua dhe përndjek. Juria e liroi atë nga aktakuza.
Kjo është ajo që ndodhi gjatë mbretërimit të Xho Bajdenit. Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u spiunuan. Ish-presidentët - kundërshtarë politikë të presidentit në atë kohë - u përndoqën. Kundërshtarët e jetës u vunë në shënjestër, u përndjekën. Katolikët u vunë në shënjestër, u përndjekën. Nëntëdhjetë e dy organizata konservatore janë vendosur nën mbikëqyrje, në shënjestër për për ndjekje të mundshme", vuri në dukje senatorja Holli.
Për këtë, Bondi shprehet se kjo është kulmi i përdorimit të fuqis[ shtetërore si armë. Dhe kjo nën presidencën e Donald Trampit ka marrë fund. Prindërit nuk do të jenë më në shënjestër", shprehet Bondi. Prindërit që kujdesen nëse fëmijët e tyre të shkollës fillore duhet të lexojnë një libër transgjinor nuk do të jenë në shënjestër dhe nuk do t'u thuhet se nuk mund të kenë zë në edukimin e fëmijës së tyre.
“Kjo përfundoi nën këtë administratë. Njerëzit mund të adhurojnë lirisht, qofshin katolikë, në sinagoga apo myslimanë - të gjithë mund të adhurojnë lirisht", theksoi Bondi.

Senatorja Holli vazhdoi:
“E dini, mendoj për disa nga abuzimet e pushtetit në historinë e këtij vendi, dhe për fat të keq, ka pasur shumë prej tyre nga anëtarët e degës ekzekutive gjatë viteve - qoftë Votergejt, qoftë ajo që bëri Xhej Edgar Huver në kohën e tij në FBI, duke spiunuar shumë figura publike – Robert F. Kenedi, Xh.F.Kenedi, etj.
Dhe vetëm më duhet të them se ajo që dimë tani ka ndodhur në katër vitet e fundit nën administratën e Bajdenit i tejkalon të gjitha këto. Shkon përtej gjithë kësaj.
Jo vetëm për shkak të ndërhyrjes në degën legjislative, jo vetëm për shkak të shpërfilljes së dukshme për ndarjen e pushteteve, jo vetëm për shkak të shpërfilljes së dukshme të Amendamentit të parë, por edhe për shkak të synimit të qytetarëve të rëndomtë amerikanë që nuk mund t'i lejojnë vetes avokatë, të cilët nuk mund t'i lejojnë vetes mbrojtje, të cilët - kur FBI troket në derën e tyre ose vjen me ekipin SWAT - nuk dinë se çfarë të bëjnë.
Ky është absolutisht turp. Kjo është një njollë në historinë e këtij vendi dhe në ndërgjegjen e këtij vendi, çfarë ka bërë kjo administratë në katër vitet e fundit.
Pra, kjo është ajo që mendoj se duhet të ndodhë. Zonja prokurore e përgjithshme, mendoj se kemi nevojë për emërimin e një prokurori të posaçëm, përgjegjësia e vetme e të cilit do të jetë të shkojë në thelbin e asaj që ndodhi në secilin rast që përmenda.
Mendoj se duhet të dimë saktësisht se kush i autorizoi përgjimet e senatorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës - kush e ka ditur për këtë, cilët agjentë ishin të përfshirë në Ministrinë e Drejtësisë ose FBI. Mendoj se duhet të dimë saktësisht se kush e nënshkroi memorandumin katolik, memorandumin për spiunazhin - kush është përfshirë në të, deri ku ka arritur.
Mendoj se duhet të dimë saktësisht se kush e miratoi ndjekjen e Mark Hauk, i cili terrorizoi përfaqësuesit e “jetës” dhe ka tentuar t'i frikësojë ata. Mendoj se duhet ta dimë se...
Duhet të bëhet me hetim të plotë, transparencë të plotë. E ata që kanë shkelur ligjet duhet të përndiqen .
Faleminderit për atë që po bëni, Prokurori i përgjithshëm Bondi”, përfundoi Holli.