• e premte, 05 korrik 2024

“Verdens gang”: Së shpejti vendim për vazhdimin e mandatit të Stoltenbergut në krye të Aleancës

“Verdens gang”: Së shpejti vendim për vazhdimin e mandatit të Stoltenbergut në krye të Aleancës

Oslo, 28 qershor 2023 (MIA) - Në ditët në vazhdim mund të presim vendimin zyrtar të NATO-s për vazhdimin e mandatit të Sekretarit të përgjithshëm Jens Stoltenberg edhe për një vit, shkruan sot gazeta norvegjeze "Verdens gang", duke u thirrur në tre burime diplomatike anonime.

Siç theksohet, të gjitha vendet anëtare të NATO-s janë të bashkuara në vendimin e tyre për të kërkuar nga Stoltenbergu që të vazhdojë të kryejë funksionin e Sekretarit të përgjithshëm.

Stoltenbergu ende nuk është prononcuar zyrtarisht për vazhdimin e mandatit të tij.

Marrëveshjen që ka me NATO-n skadon më 1 tetor të këtij viti.

Gazeta norvegjeze thekson se mandati i Stoltenbergut pritet të vazhdohet përpara samitit të NATO-s më 11 dhe 12 korrik në Uilnus.

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR