• e hënë, 01 korrik 2024

Veran: Parisi sheh "dyshime të arsyeshme" për aksidentin e aeroplanit ku vdiq Prigozhini

Veran: Parisi sheh

Paris, 24 gusht 2023 (MIA) - Autoritetet franceze sot bënë të ditur se ekzistojnë “dyshime të arsyeshme” për shkakun e aksidentit të aeroplanit në të cilin pretendohet se ka vdekur Evgenij Prigozhin, shefi i grupit paramilitar rus “Vagner”.

“Ende nuk i dimë rrethanat e atij aksidenti, kemi disa dyshime të arsyeshme”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Olivie Veran.

Prigozhin, shtoi ai, ishte “njeriu që kryente punët e pista të Putinit".

"Ajo që bëri ai është e pandashme nga politika e Putinit i cili i dha përgjegjësi për të kryer abuzime si shef i Vagnerit. Prigozhin lë pas vete varreza masive. Ai la pas një rrëmujë në pjesën më të madhe të botës, mendoj në Afrikë, Ukrainë dhe vetë Rusinë", ka thënë Veran.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR