• e premte, 18 korrik 2025

Vens: Rusia dhe Ukraina duhet të negociojnë drejtpërdrejt për t'i dhënë fund luftës

Vens: Rusia dhe Ukraina duhet të negociojnë drejtpërdrejt për t'i dhënë fund luftës

Uashington, 7 maj 2025 (MIA) -Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens sot deklaroi administrata e Donald Trampit dëshiron që Rusia dhe Ukraina të pranojnë udhëzimet për negociata të drejtpërdrejta që do të ishin të nevojshme për t'i dhënë fund luftës.

Shtetet e Bashkuara besojnë se lëshimet e kërkuara nga Rusia janë shumë të mëdha, por kanë theksuar se nuk janë pesimiste në lidhje me shanset për përfundimin e konfliktit.

Vens theksoi se beson që SHBA-ja dhe Evropa janë në të njëjtën anë, kulturat e tyre janë të lidhura. Ai e përshkroi si "qesharake" idenë se marrëdhëniet midis tyre mund të përkeqësoheshin.

Megjithatë, ai tha se SHBA-ja dhe Evropa janë mësuar shumë me mënyrën se si është organizuar sistemi i sigurisë në dekadat e fundit, gjë që nuk do të përmbushë nevojat e 20 viteve të ardhshme.

“Diskutimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës vazhdojnë, ndërsa Uashingtoni ushtron presion mbi BE-në për të ulur tarifat dhe kufizimet ligjore dhe për të përmirësuar lidhjet tregtare”, shtoi nënpresidenti amerikan në një ngjarje që është pjesë e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Vens i përshëndeti lëvizjet e Evropës për të zgjeruar mbrojtjen e saj, por shtoi se prodhuesve amerikanë të armëve duhet t'u jepet mundësia të marrin pjesë në këto përpjekje.

Lidhur me negociatat midis Uashingtonit dhe Teheranit, nënspresidenti tha se ato "janë në rrugën e duhur".

"Është e mundur të arrihet një marrëveshje që do ta rikthejë Iranin në ekonominë globale pa e lejuar atë të pajiset me armë bërthamore", theksoi ai.

“Tramp është kundër përhapjes së armëve bërthamore dhe do të ishte i gatshëm të ulej në të njëjtën tryezë me Rusinë dhe Kinën për të diskutuar uljen e numrit të armëve bërthamore në botë”, theksoi Vens.

Nënpresidenti shtoi se Uashingtoni dhe Pekini nuk kanë diskutuar për një marrëveshje strategjike pëe Tajvanin. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR