Vens "optimist" për paqen, disa orë pasi që Rubio kërcënoi se SHBA-ja mund të largohet nga negociatat
- Disa porosi të përziera vijnë nga SHBA-ja, ndërsa Xhej-Di Vens tani thotë se është "optimist" se mund të arrihet paqja në Ukrainë, vetëm disa orë pasi që Marko Rubio tha se Uashingtoni është i gatshëm t'i braktisë bisedimet për shkak të mungesës së përparimit, lajmëroi Skaj Njus.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:47, 18 prill, 2025

Romë, 18 prill 2025 (MIA) - Disa porosi të përziera vijnë nga SHBA-ja, ndërsa Xhej-Di Vens tani thotë se është "optimist" se mund të arrihet paqja në Ukrainë, vetëm disa orë pasi që Marko Rubio tha se Uashingtoni është i gatshëm t'i braktisë bisedimet për shkak të mungesës së përparimit, lajmëroi Skaj Njus.
Nënpresidenti amerikan e deklaroi këtë gjatë takimit me kryeministren italiane, Xhorxha Meloni në Romë.
"Duke pasur parasysh atë që ka negociata, nuk do të paragjykoj, por ndjehemi optimistë se mund të shpresojmë se kjo luftë, kjo luftë shumë e ashpër, do të përfundojë", u tha ai gazetarëve që ishin ulur afër Melonit.
Tramp dje tha se ndjen se ndërprerja e zjarrit është "afër" dhe se Moska duhet t'i përgjigjet lidhur me propozimin e kohëmëparshëm, por Rubio sot në mëngjes kërcënoi se "do tl vazhdojë më tutje" nëse nuk arrihet përparim urgjent. ab/
Fotо: ЕPА