• e premte, 05 dhjetor 2025

Vens: Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë së shpejti

Vens: Lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë së shpejti

Uashington, 2 maj 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens ka deklaruar se fundi i luftës në Ukrainë nuk duket në horizont edhe pse të dyja palët tani i dinë qartë kushtet e njëra-tjetrës mbi një marrëveshje të mundshme paqësore.

"Tani gjithçka është në duart e rusëve dhe ukrainasve. Ata i dinë cilat janë kushtet e paqes dhe varet prej tyre nëse do të arrijnë ndonjë marrëveshje", ka thënë Vens në intervistën për "Foks njuz", duke shtuar: "Por kjo luftë brutale nuk do të përfundojë së shpejti".

Vens poashtu ka deklaruar se përgjigjja e Indisë ndaj sulmit në Kashmir duhet të kryhet me kujdes për të shmangur përhapjen e konfliktit në rajon.

Ai shtoi se SHBA shpreson që Pakistani do të bashkëpunojë me Indinë në luftën kundër grupeve terroriste që veprojnë nga territori pakistanez. 

foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR