Vens: Izraeli nuk do ta aneksojë Bregun Perëndimor
- Bregu Perëndimor nuk do të aneksohet nga Izraeli, deklaroi sot zëvendëspresidenti i SHBA-së Xhej Di Vens pasi parlamenti izraelit miratoi dy ligje që synojnë zgjerimin e sovranitetit izraelit mbi Bregun Perëndimor.
- Post By Fami Bajrami
- 15:10, 23 tetor, 2025
Jerusalem, 23 tetor 2025 (MIA) – Bregu Perëndimor nuk do të aneksohet nga Izraeli, deklaroi sot zëvendëspresidenti i SHBA-së Xhej Di Vens pasi parlamenti izraelit miratoi dy ligje që synojnë zgjerimin e sovranitetit izraelit mbi Bregun Perëndimor.
"Nëse ky ishte një veprim politik, ishte një veprim shumë idiotesk politik dhe unë personalisht e marr si fyerje. Politika e administratës (presidentit të SHBA-së Donald) Tramp është se Bregu Perëndimor nuk do të aneksohet nga Izraeli, kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë", ka thënë Vensi në fund të vizitës së tij në Izrael.
Ai theksoi se është optimist për armëpushimin në Rripin e Gazës.
Foto: EPA