• e diel, 22 dhjetor 2024

Venezuela urdhëroi që personeli i KB-së për të drejtat e njeriut ta braktis shtetin në afat prej 72 orëve

Venezuela urdhëroi që personeli i KB-së për të drejtat e njeriut ta braktis shtetin në afat prej 72 orëve

Karakas, 15 shkurt 0224 (MIA) - Qeveria e Venezuelës kërkoi nga personeli i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut (OHCHR) ta braktisin vendin gjatë tre ditëve të ardhshme, duke theksuar se do ta shqyrtojë bashkëpunimin me organizatën e KB-së.

Qeveria në atë vend latinoamerikan kumtoi se ka vendosur "t'i suspendojë të gjitha aktivitetet e byrosë teknike këshilldhënëse të Zyres së komisarit të lartë për të drejtat e njeriut dhe të zbatojë revizion të hollësishëm të kushteve për bashkëpunim teknik". 

Revizioni do të bëhet gjatë 30 ditëve të ardhshme, shtoi Qeveria venezuelase, duke shtuar se tërë personeli i KB-së, i lidhur me Zyren, duhet të largohet nga vendi gjatë 72 orëve të ardhshme. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR