• e hënë, 23 dhjetor 2024

Venezuela: Qeveria dhe opozita vazhdojnë me negociatat

Venezuela: Qeveria dhe opozita vazhdojnë me negociatat
Karakas, 2 nëntor 2022 (MIA) - Qeveria dhe opozita e Venezuelës planifikojnë të rifillojnë dialogun në Meksikë këtë muaj dhe pritet të fokusohen në negociatat për kushtet e zgjedhjeve presidenciale, deklaruan për Rojters katër burime të afërta me bisedimet, transmeton Hina. Vitin e kaluar, delegacionet nga presidenti Nikolas Maduro dhe opozita e udhëhequr nga Huan Guaido nuk bënë përparim në zgjidhjen e krizës së thellë politike të vendit, e cila ka nxitur një valë emigracioni prej më shumë se shtatë milionë njerëzve. “Ne po punojmë për vazhdimin e dialogut në nëntor”, tha një nga personat njohës të bisedimeve. Maduro dhe presidenti kolumbian Gustavo Petro thanë në një deklaratë të përbashkët dje se shpresojnë për një "kthim të suksesshëm" në dialog. Bisedimet e rinovuara, të ndërmjetësuara nga qeveria norvegjeze, do të mbulojnë zgjedhjet, statusin e qindra të burgosurve politikë, sanksionet amerikane ndaj Venezuelës dhe "kontratën sociale" që do të lejojë shpërndarjen e tre miliardë dollarëve në mallra dhe investime nga fondi humanitar për ndihmë pranë OKB-së. Vazhdimi i dialogut është shtyrë disa herë për shkak të mosmarrëveshjeve rreth kushteve, dhe çështja e zgjedhjeve është veçanërisht e diskutueshme, gjë që mund të vonojë diskutimin, tha një nga burimet. Rifillimi i bisedimeve është vendimtar për koalicionin opozitar, i cili është dobësuar për shkak të egzilit, burgosjet e drejtuesve të tyre, grindjet e brendshme dhe mungesa e burimeve. Përfaqësuesit e Maduros u larguan nga bisedimet një vit më parë pas një mosmarrëveshjeje rreth ekstradimit të një aleati të presidentit venezuelian, i cili përballet me akuza për larje parash. Maduro tha se qeveria e tij nuk do të kthehej në bisedime nëse të gjitha sanksionet e SHBA-së nuk hiqen, ndërsa opozita këmbënguli në garancitë e zgjedhjeve presidenciale të ndershme dhe transparente të ndjekura nga vëzhgues të huaj në fund të 2023 ose 2024. Bisedimet janë gjithashtu të rëndësishme për SHBA-në, të cilat po përpiqen të rrisin prodhimin global të naftës ndërsa çmimet rriten pas pushtimit rus të Ukrainës. Administrata e Presidentit Xho Bajden paralajmëroi se përparimi në negociata mund të çojë në lehtësimin e sanksioneve, si dhe lëshimin e një licence për kompaninë amerikane të naftës Shevron për të zgjeruar operacionet e saj në Venezuelë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR