Venezuela liroi 21 të burgosur politikë, në mesin e të cilëve tetë shtetas amerikanë
- - Autoritetet e Venezuelës sot liruan 21 "të burgosur politikë", përfshirë edhe tetë nga SHBA-ja, njoftoi Koalicioni për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci, që veproi me rastet e tyre.
- Post By Fitore Curri
- 19:44, 20 dhjetor, 2023

Karakas, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Autoritetet e Venezuelës sot liruan 21 "të burgosur politikë", përfshirë edhe tetë nga SHBA-ja, njoftoi Koalicioni për të Drejtat e Njeriut dhe Demokraci, që veproi me rastet e tyre.
Maria Alehandra Poleo, një nga avokatet e grupit, deklaroi se deri më tani ka "tetë amerikanë dhe 13 banorë të Venezuelës", përfshirë edhe Luk Aleksandër Denman dhe Ajran Beri, të dënuar me dënim 20-vjeçar me burg për pushtim të pasukseshëm në Venezuelë në vitin 2020. fc/