• e premte, 05 dhjetor 2025

Venezuela filloi stërvitje të civilëve për luftë kundër SHBA-së në rast sulmi

Venezuela filloi stërvitje të civilëve për luftë kundër SHBA-së në rast sulmi

Karakas, 21 shtator 2025 (MIA) – Qeveria e Venezuelës po stërvit civilë të përdorin armë për mbrojtjen e vendit në rast të ndonjë sulmi eventual nga SHBA-ja, informon DPA. 

Presidenti Nikollas Maduro njoftoi se nën sloganin “Kazermat shkojnë te populli”, ushtarët e zbatuan stërvitjen e parë në pjesë të ndryshme të vendit. Ai ju bëri thirrje bujqve të Venezuelës të jenë të gatshëm, nëse paraqitet nevoja, të armatosen në mënyrë masive. 

"Populli venezuelas i ka thënë perandorisë të ndalojë kërcënimet ndaj tyre", tha Maduro në një takim me bujqit. Ai tha se edhe pse SHBA-ja po kërcënon Venezuelën, ata janë më të bashkuar se kurrë në mbrojtjen e sovranitetit të tyre.

Vetëm para pak ditësh, Karakasi filloi stërvitje të madhe ushtarake për shkak të tensioneve me Uashingtonin. Në muajt e fundit, forcat amerikane sulmuan anije në ujërat në jug me SHBA-në për të cilët thanë se transportojnë drogë, ndërsa disa persona ishin vrarë në këto aksione. 

Presidenti Donald Tramp e akuzon Venezuelën për organizimin e tregtisë me drogë në SHBA. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR