• e enjte, 04 dhjetor 2025

Venezuela do të ankohet para KS të KB për operacionet e fshehta të CIA-s: Uashingtoni planifikon ta rrëzojë qeverinë për shkak të naftës

Venezuela do të ankohet para KS të KB për operacionet e fshehta të CIA-s: Uashingtoni planifikon ta rrëzojë qeverinë për shkak të naftës

Karakas, 16 tetor 2025 (MIA) – Qeveria e Venezuelës shprehu shqetësim të madh për shkak të deklaratave të presidentit amerikan Donald Tramp dhe paralajmëroi se do të ankohet në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. 

“Nju Jork tajms” ishte media e parë e cila e publikoi lajmin se SHBA-ja është e gatshme për operacione të fshehta të cilat do t’i zbatojë shërbimi i inteligjencës së CIA-s në Venezuelë. Shumë shpejt, këto akuza ishin konfirmuar nga vetë presidenti amerikan. 

“Jap dritë të gjelbër për këto veprime”, tha Donald Trampi, i cili shtoi se dëshiron të parandalojë mbërritjen e sasisë së madhe të narkotikëve nga Venezuela në SHBA, por edhe se vendi i Afrikës Jugore liron një numër të madh të të burgosurve, duke përfshirë edhe njerëz nga institucione për shëndet mendor, dhe i dërgon në SHBA. 

Venezuela njoftoi se deklaratat e tilla janë shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe se po përgatisin ankesë. 

Venezuela, njëkohësisht, shtoi se të gjitha veprimet e SHBA-së kanë për qëllim rrëzimin e udhëheqësisë së tanishme të Venezuelës me qëllimin përfundimtar marrjen e burimeve të tyre të naftës. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR