• e premte, 05 dhjetor 2025

Vendkalimi Rafah në Gazë hapet sërish

Vendkalimi Rafah në Gazë hapet sërish

Napoli, 16 tetor 2025 (MIA) - Vendkalimi Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjoptit "me siguri do të hapet sërish të dielën, deklaroi ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Saar.

"Vendkalimi Rafah me siguri do të hapet të dielën. Po i bëjmë të gjitha përgatitjet dhe marrëveshjet e nevojshme. Shpresoj se do të hapet, gjithçka është bërë në mënyrë që të sigurohet se mund të hapet", tha ai në margjina të takimit të ministrave mesdhetarë në Napoli.

Plani paqësor i SHBA-së për Gazën obligohet të mundësojë qarkullim të papengueshëm të ndihmës humanitare, përkatësisht të ulen apo mënjanohen pengesat për hyrje të ushqimit, medikamenteve dhe pajisjes mjekësore.

pritet që numri i kamionëve për ndihma të rritet në rreth 600 kamionë në ditë, së bashku me prëfshirjen më të madhe egjiptiane, posaçërisht përmes vendaklimit Rafah. ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR