• e shtunë, 28 shtator 2024

Vendkalimi Rafa nuk pritet të hapet as sot

Vendkalimi Rafa nuk pritet të hapet as sot

Kajro, 20 tetor 2023 (MIA) - Vendkalimi Rafa nuk pritet të hapet as sot për karvanin e ndihmave humanitare për Gazën, deklaruan disa burime për Si-En-En.

"Unë nuk do të garantoja se këta kamionë do të kalojnë nesër", tha një burim i informuar me ngjarjet.

Në pjesën egjiptiane të tampon zonës, rikonstruimi i rrugëve duhet të përfundojnë dhe ka shumë hollësira tjera në të cilat duhet të punohet, për të siguruar që ndihmat të jetë të qëndrueshme, e jo të njëfishta.

"Kjo është me të vërtetë situatë e paqëndrueshme. Këta njerëz presin ushqim, ilaçe dhe ujë. Nëse ju thonë se do të arrijnë 20 kamionë, e nuk e dimë kur, do të krijohet një situatë vërtetë e rrezikshme. Nëse jam në atë situatë, të mendoj se nuk do të ketë më kamionë, do të bëjë çmos që të marrë atë që është brenda", tha burimi për Si-En-En.

Autoritete amerikane tash presin që karvani i parë i kamionave me ndihma humanitare për Gazë nga Egjipti të kalojë kufirin këtë fundjavë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR