Vendkalimi kufitar Rafah sot sërish do të hapet
- Drejtoria kufitare e Gazës ka njoftuar se kalimi Rafah në kufirin me Egjiptin do të rihapet sot për ata që kanë pasaporta të huaja.
- Post By Sara Ademi
- 10:10, 12 nëntor, 2023

Kajro, 12 nëntor 2023 (MIA) - Drejtoria kufitare e Gazës ka njoftuar se kalimi Rafah në kufirin me Egjiptin do të rihapet sot për ata që kanë pasaporta të huaja.
Evakuimi nga Rripi i Gazës në Egjipt për shtetasit e huaj dhe palestinezët që kishin nevojë për kujdes mjekësor urgjent u pezullua të premten, raporton Haarec.
Burimet e gazetës thanë se pezullimi ishte për shkak të problemeve me sjelljen e të lënduarve në Rafah nga Gaza. sa/
foto: arkivi