• e premte, 05 dhjetor 2025

Vendkalimi kufitar Rafah mes Gazës dhe Egjiptit do të hapet më 14 tetor, kumtuan autoritetet italiane

Vendkalimi kufitar Rafah mes Gazës dhe Egjiptit do të hapet më 14 tetor, kumtuan autoritetet italiane

Romë, 10 tetor 2025 (MIA) - Pritet që vendkalimi kufitar Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit të hapet më 14 tetor, ndërsa pas armëpushimit aty do të sistemohen oficerë nga Misioni i Bashkimit Evropian për ndihmë kufitare (EUBAM), kumtuan sot autoritetet italiane.

Misioni i BE-së përfshin forca italiane, spanjolle dhe franceze, me qëllim që të sigurohet prania neutrale e palës së tretë në vendkalimin kufitar strategjik. Ofecerët e tij janë sistemuar aty në janar, ndërsa janë tërhequr në mars.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Kroseto, sot tha se ka miratuar vazhdimin e operacioneve italiane në kuadër të EUBAM për të rihapur vendkalimin kufitar në territorin jugor palestinez në të njëjtat kushte si në janar.

Vendimi vijoi pas armëpushimit që hyri në fuqi në orën 12:00 sipas marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit, si pjesë e marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjëve, të propozuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp.

Kroseto, po ashtu tha se "rreth 600 kamionë me ndihmë humanitare do të hyjnë në Gazë çdo ditë përmes vendkalimeve". bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR